Këngëtarja e famshme, Katy Perry dhe pesë gra të tjera do të udhëtojnë drejt hapësirës me raketën e Jeff Bezos për turizëm hapësinor. Yllit të Popit do t’i bashkohen e fejuara e Bezos, Lauren Sánchez dhe prezantuesja e CBS, Gayle King.
Raketa Neë Shepard do të ngrihet nga vendi i lëshimit të Teksasit Perëndimor në orën 08:30 me kohën lokale (14:30 BST).
Gjashtë gratë do të hipin në raketën New Shepard sot në orën 15:00. për një fluturim 11-minutësh që do të udhëtojë 100 kilometra mbi Tokë - kufijtë e hapësirës, siç përcaktohet ndërkombëtarisht. Nisja do të bëhet në Teksasin Perëndimor, si pjesë e misionit NS-31 të programit New Shepard të Blue Origin.
Vlen të përmendet se, megjithëse të gjashtë gratë do të kalojnë vijën hapësinore Kármán, ato nuk do të njihen zyrtarisht si astronautë, pasi nuk plotësojnë kriteret e NASA-s ose të Administratës Federale të Aviacionit .
Lauren Sanchez projektoi uniformat blu të misionit në bashkëpunim me drejtorët kreativë të Oscar de la Renta, Fernando Garcia dhe Laura Kim, të cilët gjithashtu kuruan paraqitjen e saj në Met Gala 2024.
Siç tha ajo për New York Times, "kostumet e astronautëve zakonisht janë të dizajnuara për burra dhe thjesht përshtaten për gratë", por ajo dhe ekipi i saj donin diçka më elegante, femërore dhe dinamike.