Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr, zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, 3 ditë më parë.
Gjatë atij takimi, Trump Jr e ftoi Vuçiçin në podacatin e tij, në fillim të të cilit ai bën një përshkrim të Serbisë si një shtet që qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt dhe tregon vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, duke shfaqur një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.
Më tej djali i presidentit amerikan, teksa i drejtohet ndjekësve të vet, thotë se bombardimet e NATO-s në Serbi shihen se kanë ndodhur me qëllim shpërqendrim nga skandali i presidentit demokrat, Bill Clinton me Monica Lewinsky.
“Tensionet në Kosovë, një rajon me shqiptarë etnikë në Serbi, u përshkallëzuan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”, tha Trump Jr.