Globi

“Breshkë, dhëmbë, skelete miu”, ja gjërat më interesante që harrojnë njerëzit në taksi

Shkruar nga Liberale

“Breshkë, dhëmbë, skelete miu”, ja gjërat

Kompania ndërkombëtare e taksive, Uber publikoi një listë të gjërave që pasagjerët i harruan në automjetet e tyre gjatë vitit të kaluar.

Kështu shoferët gjetën një parukë, një mace qeramike, një kavanoz me guaska, por ky është vetëm fillimi!

Ky është viti i tetë që kompania publikon një listë të “artikujve më interesantë të harruar”, duke përfshirë rroba, laptop, para, telefona, bizhuteri dhe libra.

Megjithatë, më interesante janë gjërat “unike” të mbetura në ulësen e pasme: salca e nxehtë, aparati i frymëmarrjes, dy kontejnerë me merimangat, një skelet miu, dhëmbë fals, instrumente kirurgjikale…

Lista qesharake vazhdon: prangat e policisë, një breshkë e gjallë, pilula kontraceptive, bisht dhelpre i mbuluar me qime, autografi i Taylor Swift me kornizë, një poster i Hillary Clinton, një test i atësisë…

Ndër produktet ushqimore të listuara janë një pako me boronica, gjalpë hudhër dhe byrekë me mish.

Një pasagjer harrojë të brendshmet, bukë, një pako me proshutë dhe majonezë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH