Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku vëllai ka vrarë motrën e tij e cila ishte shtatzënë.
Sipas medieve të huaja, 23-vjeçari Jack Joseph Ball, vrau motrën e tij 30-vjeç, me arsyen se nuk ishte më e pafajshme, kështu dyshohet të jetë shprehur ai.
Krimi makabër u zbulua të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.
Në momentin kur policia hyri në shtëpinë ku jetonte 30-vjeçarja me vëllain e saj 23-vjeçar, gjeti pjesë të copëtuara të trupit të një njeriu dhe shënime nga vëllai, në të cilat ai shkruante se ishte i zemëruar me motrën e tij, sepse ajo ishte shtatzënë dhe “Ajo nuk ishte më e pastër”.
Gjithashtu, në shtëpi u gjetën njolla të mëdha gjaku në dyshemenë e kuzhinës, nën lavaman dhe në tuba, një sharrë gjaku, një sëpatë e gjakosur dhe thika të mëdha të mbuluara me gjak.
Pas një hetimi, policia gjeti 23-vjeçarin në oborrin e një shtëpie aty pranë të mbuluar me gjak në kokë, bluzë, këmbë, duar dhe pantallona, ndërsa konstatoi se ai ishte vetëplagosur në qafë.