Bota

Elon Musk: Trump ka vendosur të mbyllë USAID-in pas bisedave të drejtpërdrejta

Shkruar nga Liberale

Elon Musk: Trump ka vendosur të mbyllë USAID-in pas bisedave të

Elon Musk ka deklaruar se Presidenti Donald Trump ka rënë dakord që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) duhet të “mbyllet”, pas disa ditësh spekulimesh mbi të ardhmen e agjencisë pasi financimi i saj u ngri dhe dhjetëra punonjës të saj u lanë në pushim.

“Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me presidentin në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, tha Musk në një bisedë në X Spaces të hënën.

Musk tha se ai kontaktoi me Trump “disa herë” dhe presidenti konfirmoi se dëshiron të mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit, raporton CNN.

Të dielën në mbrëmje, përpara bisedës X Spaces, kur iu kërkua koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim ata jashtë dhe më pas do të marrim një vendim” për të ardhmen e agjencisë“.

Poll
SHQIPENGLISH