Një tragjedi ka ndodhur, ku raportohet se 16 emigrantë kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u mbyt në brigjet e Xhibutit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) .
“Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga autoritetet lokale dhe IOM janë duke vazhduar”, tha agjencia në Platformën X, duke sqaruar se gjithsej 77 migrantë ishin në bordin e varkës, “mes tyre të paktën një fëmijë”.
IOM nuk specifikoi nëse ky fëmijë ishte në mesin e të shpëtuarve.
Kjo është mbytja e dytë e anijes e raportuar nga IOM në brigjet e Xhibutit në pak javë, pas një incidenti të ngjashëm më 8 prill, ku vdiqën të paktën 38 emigrantë, përfshirë fëmijë.