BE

VIDEO- Reagimi i saj u bë viral/ “Do të të vras”, gruaja kap burrin e saj duke e tradhtuar në një furgon!

Shkruar nga Liberale
VIDEO- Reagimi i saj u bë viral/ “Do të të vras”,

Një video është bërë virale në Internet kur një grua në Britani kapi burrin e saj gjysmë të zhveshur me dashnoren e tij në pjesën e pasme të furgonit të tyre.

Sipas Daily Mail, gruaja që regjistroi skenat ishte e martuar për 17 vjet me burrin e saj, jobesnik.

Në video, e cila është regjistruar në zonën e Doncaster-it, gruaja britanike dëgjohet duke bërtitur para hapjes së derës së automjetit.

“Do të të vras” ka qenë reagimi i parë i bashkëshortit jobesnik, i cili gjithashtu ka bërtitur “mbaruam”, ndërkohë që gruaja e tij e shante si atë ashtu edhe dashnoren e tij.

“Do të të nxjerr në Facebook. Ti më lëndove mua dhe fëmijët tanë”, vazhdoi e tërbuar gruaja e mashtruar.

Pak sekonda më vonë, burri tradhtar shkon në sediljet e para dhe bërtet “Do të thërras policinë” për të bindur gruan që të ndalojë videon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH