BE

Politico: Von der Leyen kërkon votën e Melonit për sigurimin e mandatit të dytë në KE

Shkruar nga Liberale

Politico: Von der Leyen kërkon votën e Melonit për sigurimin e

Ursula von der Leyen është përpjekur të fshehë kritikat ndaj qeverisë së Romës në kulmin e negociatave që ajo po bën për t’u rizgjedhur në një mandat të dytë.

Lajmi u publikua nga e përditshmja pranë Brukselit, Politico, sipas të cilës, Von der Leyen kishte ndikuar që të shtyhej publikimi i një raporti për lirinë e medias në Itali.

Raporti është një hetim i Komisionit që thekson se ka një shtypje të medias së lirë në Itali që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në vitin 2022.

Raporti vjetor që vlerëson se si vendet e BE-së respektojnë sundimin e ligjit pritej të miratohej më 3 korrik, por Von der Leyen ka ndërhyrë të shtyhet derisa të emërohet presidenti i ri i Komisionit.

Von der Leyen kërkon të bindë qeveritë e vendeve të BE-së për një mandat të dytë dhe Italia është një vend me rëndësi.

Politico thekson se vonesa e publikimit të raportit është e pazakontë dhe duket se është e motivuar politikisht.

Media e huaj shkruan se ndërhyrjet e qeverisë italiane në media dhe paditë që godasin gazetarët janë kthyer në të zakonshme në dy vitet e fundit.

Italia ra gjithashtu 5 vende më poshtë duke u renditur e 46-a në Indeksin e fundit të lirisë së shtypit nga Reporterët pa Kufij (RSF).

Në median e huaj theksohet se lëvizjet e Von der Leyen, për të shmangur kritikat mbi lirinë e medias ndaj Italisë kanë acaruar stafin brenda Komisionit.

Politico deklaroi se ishte kontaktuar nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand për të zbutur qëndrimin: “Interpretimi i fjalëve në këtë artikull shkon shumë larg. Raporti nuk ka të bëjë me identifikimin e ndonjë vendi. Ne monitorojmë situatën në Itali siç bëjmë në të gjitha shtetet anëtare të BE-së në kontekstin e raportit vjetor të shtetit të së drejtës. Kjo është ajo për të cilën Jourová fliste”, tha zëdhënësi.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve.

“Ne jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që shkruan Politico , sepse nëse do të ishte e vërtetë do të ishte shumë serioze. Ne kërkojmë që të publikohet raporti për sundimin e ligjit, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk negociojmë me të drejtat themelore të parashikuara në traktatin e BE-së. Parlamenti Evropian ka dështuar plotësisht me Orbanin dhe tani së bashku me Von Der Leyen ata nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim me Melonin apo me të tjerët.

Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë moment historik dhe kërkojmë që Von Der Leyen të mbetet konsistente me vlerat e BE-së. Sepse liria e shtypit është një nga shtyllat” tha për Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve për “Il Fatto Quotidiano”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH