BE

Kryesimi i Presidencës së BE, kryeparlamentarja Spiropali: Polonia, në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave

Shkruar nga Liberale

Kryesimi i Presidencës së BE, kryeparlamentarja Spiropali: Polonia,

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.

Ajo u shpreh se Parlamenti i Shqipërisë do të bashkëpunojë me atë të Polonisë për përshpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave.
Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.”, shprehet Spiropali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH