Bota

"Babai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart", dalin DETAJE të RËNDA nga vrasja e tre vajzave (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Babai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart",

Shtetet e Bashkuara po ndjekin me tronditje zhvillimet rreth vrasjes së dyshuar të tri motrave – Patin, 9 vjeç, Evelyn, 8 vjeç dhe Olivia, 5 vjeç- nga babai i tyre, Travis Decker.

Sipas dosjes së çështjes që u ngrit pas zbulimit të trupave, vajzat u gjetën me qese plastike mbi kokë dhe me duar të lidhura. Trupat e tyre të pajetë u zbuluan të hënën pasdite në një argjinaturë pranë një kampingu në Wenatchee, në shtetin e Uashingtonit.

Provat e para mjekoligjore treguan se shkaku më i mundshëm i vdekjes ishte asfiksia. Sipas raportimit të “New York Post”, vajzat ishin ende të veshura me të njëjtat rroba që kishin veshur të premten e kaluar, ditën kur u raportuan të zhdukura. Po atë ditë, Decker i kishte marrë vajzat për një vizitë të planifikuar nga shtëpia ku ato jetonin me nënën e tyre, por nuk kishte treguar se ku do t’i çonte.

"Babai i mbyti me një qese mbi kokë dhe ua lidhi duart",

Në pjesën e pasme të kamionit të Decker u gjetën dy gjurmë pëllëmbësh të përgjakura, ndërsa të dhënat nga telefoni i tij celular tregojnë se ai ka qenë në zonën ku u gjetën trupat të shtunën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH