Bota

Tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë godet Kretën, nuk raportohet për dëme

Shkruar nga Liberale.al

Tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë godet Kretën, nuk

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi herët në mëngjesin e së mërkurës ishullin e Kretës në Greqi, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra ishte rreth 19 kilometra në jug të ishullit Kasos dhe tërmeti ndodhi në një thellësi prej 64.4 kilometrash. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Pas goditjes, autoritetet greke aktivizuan sistemin e alarmit 112 dhe lëshuan një paralajmërim paraprak për cunami, duke u kërkuar banorëve të zonave bregdetare të qëndrojnë larg detit.

Dridhjet u ndjenë edhe në vendet fqinje si Izrael, Turqia jugperëndimore dhe disa zona të Egjiptit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH