Aktualitet

Bie numri i të shtruarve në spitalet COVID, por fatalitetet mbeten të larta

Shkruar nga Liberale
Bie numri i të shtruarve në spitalet COVID, por fatalitetet mbeten

Situata në dy spitalet COVID në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme.

Mësohet se në të dyja spitalet, aktualisht janë të shtruar 153 pacientë.

Ajo që mbetet shqetësuese është numri i fataliteteve, 9 ditën e djeshme dhe 19 për dy ditë. Duke e krahasuar me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale ka qenë rreth 100 më i lartë se aktualisht, por fatalitetet kanë qenë 6 në dy ditë.

Gazetari Erjon Skëndaj duke iu referuar mjekëve, tregoi se shkak për këtë është bërë trajtimi i tej zgjatur në shtëpi dhe ardhja në spital vetëm në momentin që mushkritë janë prekur në një përqindje shumë të lartë. Sa i takon moshës së pacientëve të shtruar, ajo është mbi 60-vjeç.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH