Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar grupin e deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për bashkëpunim, mbi Reformën Territoriale. Ftesë kjo, ndoshta e përkthyer edhe si një ftesë për bashkim të PD-së para zgjedhjeve lokale. Gjithsesi, lidhur me emrin dhe logon, çështja e PD-së ndodhet në gjykata dhe Apeli pritet të marrë një vendim më 3 nëntor.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, sakaq foli për Reformën Territoriale në Abc dhe për ftesën për bashkëpunim të Berishës grupit të drejtuar nga Alibeaj.
Ai tha se nuk është ftesa e sotme e Berishës për bashkëpunim dhe për daljen me një draft të përbashkët, drejtuar grupit të Alibeajt, por ka patur dhe takime konkrete, por pa rezultat.
“Ftesa e zotit Berisha ishte në kuadrin brenda lëvizjeve konkrete të deputetëve të PD. Është normale, madje sot ishte thirrje publike, por thirrje të tilla publike dhe jopublike janë bërë në vazhdimësi. Deklarata janë një gjë dhe vullneti për të realizuar atë që shpreh deklarata duhet të faktorizohet. Nuk mund të ecet vetëm me deklarata”, tha Paloka.
Sakaq, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte sot në Presidencë, ku takoi presidentin Bajram Begaj, për të biseduar mbi datën e zgjedhjeve lokale.
“Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale të. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herë Brenda kësaj periudhe. Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë. I kërkova se momentin kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale”, tha Alibeaj. /Liberale.al/