Politikë

Begaj vizitë në Kazakistan, pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij

Shkruar nga Liberale
Begaj vizitë në Kazakistan, pritet me ceremoni shtetërore nga

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Kassym-Jomart Tokayev. Kreu i shtetit u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij në Akorda.

Begaj ndodhet në Kazakistan që prej datës 6 shtator dhe vizita do të zgjasë deri ditën e nesërme. Pas ceremonisë, dy presidentët zhvilluan një takim ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura.

Siç raportohet, dy krerët e shteteve do të diskutojnë për çështjet e forcimit të bashkëpunimit tregtar-ekonomik, transportin, logjistikën, investimet dhe bashkëpunimin humanitar mes dy vendeve. Gjithashtu, ata do të diskutojnë edhe për situatën ndërkombëtare dhe rajonale.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH