Aktualitet

Arrestimi i Gëzim Çelës në Kosovë, Balla: Forca e ligjit do godasë mbi këdo që vazhdon t’i fshihet drejtësisë!

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i Gëzim Çelës në Kosovë, Balla: Forca e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të Gëzim Çelës, i njohur edhe si “baroni i drogës”.

Balla thekson se askush nuk do t’i shpëtojë forcës së ligjit.

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, thotë Balla.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH