Showbiz

Arbër e Illyrian/ Planetit dhe yllit i vendosen emra shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Arbër e Illyrian/ Planetit dhe yllit i vendosen emra shqiptarë

Një planet në galaktikë do të mbajë një emër shqiptar. Planeti është vendosur që të quhet “Arbër”, ndërsa një yll do të mbajë emrin “Illyrian”. Emrat janë vendosur nga Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikantëve, i cili certifikoi zgjedhjen e bërë nga Shqiptarët për planetin që më parë quhej HD82886b dhe yllin ku ai rrotullohej.

Lajmin e ka dhënë shkencëtarja Mimoza Hafizi, e cila ka treguar se planeti po ashtu dhe ylli janë 400 vite dritë larg planetit Tokë. Këto dy objekte astronomike, tha ajo, ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigande në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë.

Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqënie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arber një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor”, ka qenë postimi i saj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH