Këngëtarja Anxhela Perister, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, së fundmi ka dhënë një intervistë për median greke “EPT 1”, ku ka rrëfyer se rrënjët e saj janë greke, pasi stërgjyshi i saj ka qenë grek.
Ajo deklaron gjithashtu, se Shqipëria është atdheu i saj, pasi aty u lind dhe mori famën e mbështetjen e njerëzve.
“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja.
https://youtu.be/MNhNKsywsxI