Pas marrjes së detyrës, ambasadorja e SHBA në Tiranë ka vijuar me takimet me zyrtarë të lartë. Ditën e sotme ajo ka zhviluar takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në një postim në Twitter, Llesahj zbulonte se detaje nga takimi dhe temën e diskutimit.
"Me kënaqësi prita dhe takova sot Ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Ndamë vlerësime të njëjta për nevojën e një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, për rolin e pazëvendësueshëm të Policisë së Shtetit për suksesin e reformës në drejtësi, për projekte të reja bashkëpunimi me SHBA, për thellim të partneritetit mes institucioneve të sigurisë nga të dyja vendet dhe për çështje të tjera me rëndësi. SHBA vijojnë të jenë partneri ynë i madh strategjik, përherë në krah dhe në mbështetje të përparimit të gjithanshëm të vendit tonë ", shkruante Lleshaj.
Pas takimit me të, Yuri Kim ka shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsjan Çela. Nga fotot e publikuara, Kim pas takimit dukej shumë e qeshur. Ditën e djeshme ambasadorja Kim zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1120980,1120981,1120982,1120983"]