Showbiz

Aludohet se do bëhen prindër, dy ish-banorët e Big Brother Vip konfirmojnë ribashkimin e tyre

Shkruar nga Liberale
Aludohet se do bëhen prindër, dy ish-banorët e Big Brother Vip

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku ata bisedonin në një kafene në Ferizaj.

Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

Mirëpo, ka aludime se ribashkimi i tyre ka ardhur pasi janë në pritje të fëmijës së parë. Vivien publikoi në Instagram një video ku u shfaq me barkun paska më të rrumbullakosur mbi të cilin ajo mbante dorën sikur e përkëdhelte.

Sakaq, sot reperi duket se ka konfirmuar rikthimin. Ai ka publikuar në Instastory një foto krah Vivien, duke mos shkruar asgjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH