Showbiz

Alketa Vejsiu "merr hak" ndaj Xhemit pasi ajo e ironizoi

Shkruar nga Liberale

Moderatorët e "Portokallisë" Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi e thumbuan publikisht Alketa Vejsiun me anë të një videoje ku kanë imituar veprimet e saj në Festivalin e Këngës.

"Për 1 vit njëherë nuk dua të dëgjoj këngë! Ika të ndërrohem njëherë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rri robi 5 minuta me një veshje?", shprehej Xhemi.

Ndërkohë sot nëpërmjet revistës së saj "Class", ka reaguar Alketa Vejsiu ku ka postuar një foto të vjetër të Xhemit dhe i shkruan me ironi që të vazhdojë karrierën në aktrim sepse mund të fitojë një kupë në 'Golden Globes'.

Postimi i revistës Class:

"Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!

Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!

Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!

Juve si ju duket më mirë ?

Dikur apo Sot?" /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH