Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo thotë se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson grupin parlamentar të PD dhe as partinë.
Sipas saj, mbledhja e grupit parlamentar nga Alibeaj sot në orën 17:00 për zgjedhjen e presidentit, është një fyerje për demokratët
“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.
Deklarata e Floriana Garos
Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga cdo detyrë nga Kuvendi Kombetar i 30 prillit, deputeti Albieaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.
Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij.
Alibej e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përdaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.
Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.
Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm.