Aktualitet

Albin Kurti në homazhet e policit që u vra nga serbët: Shteti ligjor do të triumfojë kundrejt terroristëve

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti në homazhet e policit që u vra nga serbët: Shteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndezur qirinj për të nderuar policin e rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti tha se rruga e shtetit ligjor, rruga e kushtetutshmërisë dhe e ballafaqimit me kriminelet e terroristët është rrugë që duhet të ndiqet nga secili prej nesh dhe të gjithë bashkë deri në ngadhënjimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, të Republikës sonë të pavarur.

“Policia e Kosovës është ajo që ju informon nga të dhënat nga terreni, por ajo që tashmë dihet është se kemi të vrarë edhe pjesëtarë të atij formacioni profesionist, ushtarak a policor të huaj që kreu sulmin terrorist dhe vrau mizorisht Afrimin. I kemi edhe të plagosur, kemi edhe tre të vrarë, dhe gjithashtu të arrestuar. Besoj që procesi në vijim do të na japë më shume të dhëna, se kush saktësisht janë këta, si hynë në Kosovë dhe kush janë urdhërdhënësit, e dirigjuesit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar shtetin e Kosovës”, tha Kryeministri i Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH