Modelja e njohur 27-vjeçare, Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Vlorë.
Lajmi bëhet i ditur nga "Balkan Web", ndërsa e ka konfirmuar edhe policia.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, një automjet i markës “BMW” me drejtuese shtetasen F. J., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale