Aktualitet

Aksident i rëndë në Peshkopi, plagosen katër persona

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Peshkopi, plagosen katër persona

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish-SMT-ja.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar. Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima, ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH