Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit" në fshatin Mertish të Lushnjës, ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçare.
Mësohet se një fuoristradë ‘Nisan’ me targa AA473 JC ka përplasur 60-vjeçaren Liri Ndoni, e cila kishte dalë për të mbushur ujë.
Gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Gazeta Liberale