Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen "Afrimi i Ri" në Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se një mjet tip "Ford" është përplasur me një "Skoda", ndërsa si pasojë e aksidentit janë lënduar dy shoferët, përkatësisht shtetasit me inicialet A.Xh., dhe M.F.
Aktualisht ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Gazeta Liberale