Aktualitet

Abuzimi i së miturës/ FRPD proteston para Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Liberale
Abuzimi i së miturës/ FRPD proteston para Ministrisë së

Të rinj të FRPD kanë protestuar sot me pankarat në duar para Ministrisë së Arsimit për skandalin e abuzimit seksual të 15-vjeçare në Babrru.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD, deklaroi se ministrja duhet të ishte dorëhequr sot.

"Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryej detyrën”, u shpreh ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH