Aktualitet

Abuzime me fondet e rindërtimit, SPAK shtyn për të hënën marrjen në pyetje të Rakip Sulit

Shkruar nga Liberale
Abuzime me fondet e rindërtimit, SPAK shtyn për të

Marrja në pyetje e Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës, e cila ishte lanifikuar për këtë të mërkurë në orën 10:00 është styrë për javën tjetër.

Nga informacionet e para bëhet e ditur, se Suli do të thirret në SPAK më 6 nëntor, në orën 11:00. Shkak është bërë mbërritja me vonesë e fletë-thirrjes nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet, ka rezultuar se në Bashkinë e Kamzës ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.

Deri tani nga 10 kallëzues janë thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeten këtë javë. Banorët e Kamzës u paraqitën të martën e kaluar (24 Tetor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH