Aktualitet

Abazi: Përqafimi i Ramës për Kurtin jo vëllazëror, por prej boksieri

Shkruar nga Liberale
Abazi: Përqafimi i Ramës për Kurtin jo vëllazëror, por

Drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka komentuar foton e shkrepur mes kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti, gjatë takimit të samitit të Ballkanit Perëndimor.

Abazi shprehet se përqafimi i Ramës për Kurtin nuk ishte vëllazëror, por përqafim prej boksieri, nga ato që bëhen për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan Abazi në rrjetet sociale.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1202980,1202981"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH