Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka deklaruar se edhe në rast se një person bën dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, prap ka mundësi të infektohet.
Alimehmeti thotë se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar.
"Megjithatë 10-12 ditët e para vaksina s’është në lojë, quhemi të pavaksinuar. Edhe kur ke bërë 2 dozat me procedurë rigoroze, është mundësia e infektimit.
Nuk e njoh situatën, duke marrë parasysh që nuk gjenerojmë dot të gjeneralizojmë. Ajo që kemi nga Pfizer, është ky informacion, kemi mesatare. Bëhet nga individë të ndryshëm. Ka dhe raste të pashpjegueshme. S’mund të bëjmë dot krahasim.
Do dokumentohet shumë shpejt situata ku jemi. Ajo që është e sigurt, ësthë që vaksina prodhon përgjigje, nuk është 100%. Është diçka teknikisht e pritshme. Pra edhe total, edhe po ka bërë dy dozat siç duhet brenda 21 ditëve, Pfizer deklaron efektivitet 94.7%. Ka të infektuar edhe tek të vaksinuarit. 8 te të vaksinuarit, 162 tek të pavaksinuarit. Pra ishin rastet gjithsesi. Një dozë vetëm ofron më pak mbrojtje, prandaj është e pranusehme që shifrat të jenë më të larta. Izraeli ka vaksinuar 47% të popullsisë, efektiviteti me një dozë është 33%.", u shpreh Alimehmeti.