Aktualitet

A do të bjerë çmimi i apartamenteve në Tiranë?

Shkruar nga Liberale

Të dhënat zyttare tregojnë se pas rritjes së  pazakontë të çmimit të banesave dhe të apartamenteve gjatë viteve të fundit fshihet rritja e çmimeve të lëndëve të para për ndërtim por edhe e fuqisë punëtore. Aktualisht ndërtimi është në krizë për punëtorë. Shifrat tregojnë se aktualisht një punëtor ndërtimi në Tiranë paguhet rreth 30 euro, një shifër e përafërt me pagën e një punëtori në vendin fqinj, Greqi.

Rritja më e madhe e çmimit, për shkak të rritjes së lëndëve të para, siç edhe paraqitet nga grafiku, ka ndodhur në vitin 2022.  Por në vitin 2023, referuar të dhënave të INSTAT, rritja e kostove për ndërtim është ngadalësuar ose ka ndaluar, madje për disa nga lëndët e para ka filluar rënia, çka do të thotë se pritet një rënie e lehtë e çmimit të apartamenteve. Ose të paktën në muajt e ardhshëm, nëse tregu do të ndikohet nga ndonjë “kapriçio” , nuk do të ketë rritje.

Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë përkatësisht me 4,4 % secila, pasuar nga grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi”

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2023 arriti 114,0 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2023 është 4,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,2 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 6,6 %, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,8 %, “Shpenzime transporti” me 4,2 %, “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 4,1 % secila, “Shpenzime makinerie” me 2,0 %.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidrosanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë përkatësisht me 4,4 % secila, pasuar nga grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,5 %.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1,0 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 2,9 %, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 1,2 %, “Shpenzime transporti” me 1,0 %, “Shpenzime materiale” me 0,9 %, “Shpenzime makinerie” me 0,5 % dhe “Kosto të tjera” me 0,2 %.

Të dhënat tregojnë se gjatë dekadës së fundit, çmimi i banesave në Tiranë është dyfishuar.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH