Aktualitet

8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit nga Covid

Shkruar nga Liberale
8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit nga Covid

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 650 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 8 qytetarë, përkatësisht: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qyetetar nga Korça 72 vjeç.

Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 650

Të shëruar në 24 orë 482

Të shtruar në spitale 158

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520

Raste pozitive 182,610

Raste të shëruara 172,464

Raste Aktive 7,258

Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703

Fier 867

Durrës 720

Shkodër 465

Elbasan 305

Gjirokastër 226

Korçë 191

Lezhë 191

Vlorë 204

Berat 174

Kukës 142

Dibër 70

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH