Aktualitet

Nisin hetimet për zjarrin në qendrën tregtare në Lushnje

Shkruar nga Liberale
Nisin hetimet për zjarrin në qendrën tregtare në Lushnje

Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku u dogj kati i katërt i një qëndre tregtare dhe u shkrumbuan shumë biznese.

Është ngritur një grup i posaçëm pune nga Prokuroria e Lushnjes ku janë përfshirë specialistë ndërtimi, specialistë elektrik dhe të zjarrit.

Janë marrë në pyetje administratorët e qëndrës tregtare “Metropol” dhe një grup i madh personash të pranishëm në momentin e rënies së zjarrit.

E gjithë ndërtesa vazhdon të jetë e izoluar nga policia për banorët dhe tregtarët.

Kanë ardhur 4 ekspertë nga Tirana për të verifikuar sigurinë e apartamenteve dhe të gjithë qëndrës tregtare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH