Globi

Më shumë se 200 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza

Shkruar nga Liberale
Më shumë se 200 kamionë me ndihma humanitare hynë në

Autoritetet izraelite thonë se 218 kamionë me ndihma humanitare të inspektuara në pikat e kalimit të saj kaluan në Gaza të hënën.

76 kamionë u inspektuan në vendkalimin Kerem Shalom dhe kaluan direkt në Gaza, shkruan CNN. Ndërkaq, 142 kamionë u inspektuan në vendkalimin Nitzana dhe u transferuan në Gaza përmes vendkalimit Rafah nga Egjipti. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi këtë të hënë se lufta në Gaza nuk do të përfundojë së shpejti. Netanyahu hodhi poshtë ato që ai i quajti spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të shpallë një armëpushim në Rripin e Gazës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH