Showbiz

FOTO/ Princ Leka dhe Elia Zaharia, në pritje të zyrtarizimit të një DIVORCI TË BUJSHËM dhe paqësor

Shkruar nga Liberale

Ka qarkulluar gjerësisht lajmi i divorcit mes tyre. Princ Leka ka hequr foto me Elian, ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek më rrjetet sociale. Mediat rozë thonë se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.

Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit.

Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj.

Por prej disa javësh tashmë, Geraldina nuk është më në shtëpinë e babait të saj, ku herë pas here rikthehet për të qëndruar edhe me Princ Lekën.

Sa i përket Lekës, ai ka vendosur që mos të reagojë deri më tani, duke vijuar me detyrat e tij, pa përmendur për asnjë moment divorcin me bashkëshorten e tij.

Megjithatë, duket se gjithçka do të bëhet me marrëveshje. Ku ndonëse çifti është ndarë pas disa konfliktesh të vazhdueshme, kanë vendosur që tani e tutje të kenë një raport të mirë si prindër të Geraldinës dhe ndarja mes tyre të bëhet në mënyrë paqësore.

Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina.

Ishte pikërisht ditëlindja e 3të e vajzës së tyre që vuri në pah distancën mes Elias dhe Princit. Në fakt, daljet publike të çiftit në krah të njëri-tjetrit mungojnë prej rreth 2 vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH