Globi

TRAGJIKE, ‘babagjyshi i Vitit të RI’ tenton të futet nga dritarja për të surprizuar fëmijët me dhurata, bie nga kati i pestë dhe vdes në vend

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE, ‘babagjyshi i Vitit të RI’ tenton të futet nga

Një tragjedi raportohet se ndodhi në qytetin rus Chelyabinsk, pasi një burrë i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese duke humbur jetën në vend.

Burri i veshur si babagjyshi (i njohur dhe si babai i Krishtlindjes) kishte qëllim të ngjitej në ballkonin e një godine 5-katëshe me thesin e mbushur me dhurata për të surprizuar një grup fëmijësh.

Por për fat të keq, ai u rrëzua dhe ndërroi jetë në vend.

Shumë nga të pranishmit nuk po e kuptonin situatën në fillim, pasi menduan se rënia mund të ishte pjesë e ndonjë skenari.

Autoritetet sqaruan më pas se rënia ishte shkaktuar nga një keqfunksionim në litarët, ndërsa prokurorët po hetojnë mbi ngjarjen.

Organizatorët e eventit deklaruan se burri u kishte thënë se ishte një alpinist profesionist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH