Sport

260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Erzen Zyberaj: Dua të garoj për Shqipërinë, Kosova nuk më ka mbështetur

Shkruar nga Liberale
260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Erzen Zyberaj: Dua të

Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.

Ai u shpreh në një intervistë në "Euronews Albania", se nuk ka patur mbështetje nga Kosova, ndërsa ka theksua se në maratona ka dëshirë të përfaqësojë Shqipërinë.

“Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur levërdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde.

Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”-tha Zyberaj.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH