Kosova

26 vjeçari bie nga ballkoni i katit të tretë dhe humb jetën në vend, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
26 vjeçari bie nga ballkoni i katit të tretë dhe humb

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj të Kosovës, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një pallati në rrethana të dyshimta, megjithëse hetimet paraprake tregojnë se rënia ka qenë aksidentale.

I riu me iniciale M.K ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes të ndodhur mbrëmë, 2 korrik rreth orës 19:45.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima ishte në ballkon dhe ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion (autopsi)”, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH