Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pas përfundimit të Big Brother VIP janë folur përfolur në mediat rozë, edhe mbi faktin nëse janë martuar apo jo, sepse martesa e tyre nuk figuron në dokumente zyrtare.
Përkundrejt këtyre zërave, çifti duket se janë në negociata për të blerë shtëpinë e tyre të re.
Ata janë fotografuar në mëngjes me një agjente imobiliare. Ndërkohë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës më 6 maj, pak orë pas finales së BBV, çmimin e madh të së cilit e mori sërish Luiz Ejlli.
Luiz Ejlli na ka zbuluar një foto nga prapaskenat me filmin e shumë pritur. Ai shihet teksa shikon skenarin, e krah tij është Olta Gixhari. ”Filloi”- shkruan ai.
Filmi në fjalë pritet të finaliozhet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lancohet për publikun. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.