Aktualitet

Policia në aksion, SPAK urdhër për sekuestrimin e 34 pronave të Ervis Martinaj (lista)

Shkruar nga Liberale
Policia në aksion, SPAK urdhër për sekuestrimin e 34 pronave

SPAK urdhëroi sekuestrimin e 34 pasurive të Ervis Martinaj, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit. SPAK, pas miratimit të Gjykatës Speciale, urdhëron policinë që të sekuestrojnë rreth 34 prona si makina, apartamente dhe prona të tjera të paluajtshme në emër të Ervis Martinaj, ose familjarëve të tij të afërt.

Lëvizja e autoriteteve ligjzbatuese ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë. Urdhri është firmosur nga prokurorët e SPAK: A. Dumani, D.Musabelliu dhe B.Dibra.

Aksioni është përqendruar në Lezhë dhe Fushë Kuqe, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara nga ana e policisë.

Lista me 34 pronat e Martinaj:

Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH