Aktualitet

Zyrtare/ Merret vendimi, nga 1 tetor rriten pensionet, ja sa do të shkojnë për çdo kategori

Shkruar nga Liberale
Zyrtare/ Merret vendimi, nga 1 tetor rriten pensionet, ja sa do të

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, do të bëhet në masën 8.6%. Kjo është ndërhyrja e qeverisë për pensionistët, në kushtet kur shumë prej tyre nuk po përballonin koston e jetesës pas rritjes së çmimeve.

Qeveria kishte premtuar një bonus në muajin shtator por duket se fatura e lartë që do të paguhet nga indeksimi e ka bërë të pamundur mbajtjen e këtij premtimi, ndërkohë që në muajin dhjetor pensionistët do të marrin bonusin e kthyer tashmë në traditë, për fund-vit.

Ku vendim u mor nga mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 Tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje.

Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi.

“Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve”.

“️Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%”.

“Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët”, tha  ministri i Financave, Ervin Mete.

Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 Lekë që është aktualisht.

Rritja prej 8.6 për qind do të varet nga shuma e pensionit që merr çdo pensionist. Për shembull për pensionistët që marrin 20 mijë lekë, prej 1 tetorit rritja do të jetë 17 mijë lekë të vjetra.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH