Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në emisionin 'Byro Politike' se ashtu si në vendet e tjera në botës ekspertët kanë vënë re se virusi është dobësuar.
“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar por nuk mund të themi se është në fund. Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar. Këtë e kanë treguar edhe numrat e personave të shtruar në spitale”, tha Rakacolli.
Ajo u shpreh se rasti i Krujës tregoi rëndësinë e respektimit të distancimit social, por edhe punën e epidemiologëve për të gjurmuar kontaktet e personave me simptoma.
“Sistemi shëndetësor arriti ta kontrollojë. Po bëhen depistimet në Krujë edhe në zona të tjera për të shkuar në fazën e rihapjes. Rihapja do të shoqëtohet me një survejancë më të detajuar se në fazën e parë”, u shpreh Rakacolli.