Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie pas ngjarjes tragjike në Spitalin e Tetovës. Flamuri i Republikës së Maqedonisë Veriore është ulur në gjysmështizë.
“Janë shpallur tre ditë zie brenda qytetit tonë dhe në të njëjtën kohë, deri sa të merren të gjitha informacionet e tjera zyrtare, nga fondi emergjent i komunës së Tetovës do t’u ndihmohet familjeve që kanë pasur këtë gjëmë të madhem,”- deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Po ashtu, Maqedonia e Veriut do të kërkojë ekspertë nga NATO dhe BE, për të hetuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në spitalin covid në Tetovë.
Zjarri që përfshiu spitalin e përshtatur p%r pacientët me Covid-19 në Tetove, la 14 viktima dhe 12 të lënduar.