Një zjarr ka përshirë një godinë të vjetër sonte në kryeqytet, farë pranë terminalit te autobusëve për Juglindjen.
Flakët janë parë vetëm pak minuta më parë dhe banorë të zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Deri tani nuk raportohet për automjete të dëmtuara nga flaket megjithëse makinat e parkuara në terminal ndodhen fare pranë godinës që po digjet. Raportohet se pranë zonës është krijuar trafik.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë kanë filluar hetimet për shkaqet e zjarr rënies.