Aktualitet

Zjarr në stallën në Finiq, digjen rreth 200 dele

Shkruar nga Liberale
Zjarr në stallën në Finiq, digjen rreth 200 dele

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një stallë në Viron të Finiqit duke lënë 200 bagëti dele të djegura.

Policia informon gjithashtu se është djegur dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në Viron, teksa dyshohet se ngjarja është paraprakisht aksidentale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH