
Një tjetër vatër aktive zjarri regjistruar brenda 24 orëve në Vlorë.
Mësohet se është përfshirë nga flakët një kodër në fshatin Dukat, duke djegur shkurre dhe bimësi.
Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj në zonë teksa po favorizohen nga era duke marrë përmasa të mëdha.
Bëhet me dije se është vështirë ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.