Organizatorët e Eurovisionit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë vendosur që ky event të mbahet online. Finales së Festivalit Evropian të këngës, përveç 41 konkurrentëve, sot do i bashkohen edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara.
Të gjithë konkurrentët e Eurovisionit kanë dërguar klipet e këngëve dhe kjo ngjarje do transmetohet sonte nga RTSH-1 HD, prej orës 21:00.
Ky lloj formati është quajtur 'Europe Shine A Light'. Shqipërinë do e përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Fall from the sky” e cila është publikuar edhe në Youtube me videoklipin zyrtar.