Aktualitet

"Zgjedhorja", Kim: Topi në fushën Bashës, e ardhmja në duart e tij

Shkruar nga Liberale
"Zgjedhorja", Kim: Topi në fushën Bashës, e ardhmja

Ambasadorja e SHBA, Yuri kIm ka dalë sërish në një dalje për mediat ku ka folur për ecurinë e diskutimeve me Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.

Kim tha se janë disa elementë që mund të cojnë drejt mbylljes së Reformës Zgjedhore, teksa përgëzoi qeverinë në pushtet dhe ia kaloi përgjegjësinë kreut të PD, Lulzim Basha, duke u shprehur se, "topi është në fushën  tij e ardhmja është në duart e tij”.

Deklarata e Ambasadores Amerikane:

Ditë e gjatë, dje u takuam për 9 orë dhe kemi bërë progresin të mirë. U takuan sërish sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse e thash dje në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë do të duhet që çdo palë të japë, në fakt çdo palë dha dhe gjithashtu çdo palë fitoi, populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë.

Çdo palë, por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në  pushtet kanë privilegjet e tyre dhe duhet të jepnin më shumë dhe ata e bënë. Kështu që përgëzoj partinë në pushtet për atë që bënë këtë mbrëmje.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Një marrëveshje që do a vendosi Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt BE. Përmban masat e adresuara nga ODIHR. Gjithashtu përmban disa hapa domethënëse së nuk janë rekomanduar nga ODIHR që do të shihen si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë.

Tani është në dorë të opozitës, për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë të gjithë faktorët dhe të thonë po për popullin shqiptar dhe të thonë po për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushë e tij dhe e ardhmja është në duart e tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH