Globi

Zgjedhjet në Kosovë, reagon për herë të parë presidenti serb

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në Kosovë, reagon për herë të parë

Për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Kosovë, ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në një konferencë për shtyp, ai është shprehur i kënaqur me rezultatin që ka marrë Lista Serbe.

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH