Aktualitet

Zgjedhjet në Kongresin e PPE-ve, PD njihet me pasojat e para të “Rithemelimit”

Shkruar nga Liberale

Partitë Popullore Europiane nuk e kanë ftuar “Rithemelimin” në mbledhjen e radhës, çka do të thotë se e djathta Europiane nuk do ta përkrahë lëvizjen e tyre në PD.

Kështu, si asnjëherë tjetër që kur PD është bërë anëtare e partive simotra të Europës, asnjë delegat nga Partia Demokratike nuk ka marrë ftesë për të qenë në Kongresin e radhës së PPE-ve që zhvillohet në Roterdam, ku do të votohet Presidenti i së djathtës.

Kuptohet që i tërë ky zemërim lidhet me lëvizjen e fundit në PD, ku një grupim nuk njeh përfaqësuesit zyrtarë të kësaj force politike.

Sipas dokumenteve, Shqipëria është i vetmi vend që ka mbetur pa delegatë nga lista e partive që janë pjesë e PPE. Nga 735 delegatë me të drejtë vote në Kongresin e 31 majit, nga të gjitha vendet anëtare, asnjë delegat nuk ka marrë ftesë nga Shqipëria, siç duket, derisa për çështjen e partisë të vendosë gjykata e Apelit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH